Marreveshja Me Prishtina REA

Marrëveshje bashkëpunimi me Prishtina REA

Me qëllim të zhvillimit të arsimit, aftësimit profesional, punës praktike etj, Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB) do të bashkëpunoj me Prishtina REA. Për të konkretizuar fushën e veprimit, rektori i UMIB-it, Alush Musaj dhe drejtori i Prishtina REA, Ahmet Jetullahu-Meti, nënshkruan të premten edhe një Marrëveshje Bashkëpunimi.

Në kuadër të Marrëveshjes janë përcaktuar edhe përgjegjësitë e secilës palë. Sipas kësaj, UMIB-i do të njoftoj Prishtina REA-n për mundësitë e bashkëpunimit në projekte të përbashkëta. Poashtu parashihet që UMIB-i të ftoj  për bashkëpunime zhvillimore, menaxhmentin dhe bashkëpunëtorët e Prishtina REA.

Ndërsa, Prishtina REA, do të ofroj informata në lidhje me fushat e aftësimit profesional, shkencat e aplikuara, industrinë minerare, ushqimore etj. Prishtina REA do të ndërmarrë rol aktiv në promovimin e mundësive për partneritet të UMIB-it.

Marrëveshja është konsideruar si një nismë e mirë për UMIB-in dhe Prishtina REA. Rektori Musaj dhe drejtori Jetullahu, shprehën zotimin e tyre për jetësimin e kësaj Marrëveshje në të mirë të studentëve dhe stafit akademik të UMIB-it si dhe aktivitetit të Prishtina REA.