Cooperation Agreement With Fan S. Noli University In Korça

Marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin “Fan S. Noli” në Korçë

Me qëllim të intensifikimit të zhvillimit të mësimit dhe kërkimit shkencor, Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB) do të bashkëpunoj ngushtë me Universitetin “Fan S. Noli” në Korçë. Për këtë u nënshkrua edhe një Marrëveshje Bashkëpunimi, gjatë një vizite që rektori i UMIB-it, Alush Musaj, realizoi në Korçë bashkë me kryesuesin e Këshillit Drejtues, Ali Topallin dhe zëvendëskryesuesin, Musa Dibrani.

Në takim me rektorin e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë, Ali Jashari, u bisedua për specifikat që kanë dy universitetet dhe fushat ku mund të shtrihet bashkëpunimi. Në këtë kontekst, u potencua rritja e ndërveprimit akademik si promotor i zhvillimit shumëdimensional të kombit.

Rektori Musaj, e falënderoi homologun e tij për bashkëpunim ndëruniversitar, që para së gjithash është në të mirë të vetë stafit akademik dhe studentëve. “Kjo mundëson zhvillimin e aktiviteteve të lidhura me shkëmbimin e stafit akademik, kërkuesve shkencorë dhe studentëve”.

Si aktivitete të parapara në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar parashihet edhe shkëmbimi i teksteve mësimore dhe publike të tjera, realizimi i publikimeve të përbashkëta, shkëmbimi i publikimeve, organizimi i takimeve dhe seminareve të përbashkëta etj.

2.