Montan

Marrëveshje partneriteti me “Montanuniversitat Leoben” në Austri

Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) do të bashkëpunojë me “Montanuniversitat Leoben” në Austri me qëllim të realizimit të projektit të HERAS-it: “Zhvillimi profesional i inxhinierëve të së nesërmes”.  Për këtë u nënshkrua një marrëveshje partneriteti ndërmjet këtyre dy institucioneve nga rektori i UIBM, prof.dr. Alush Musaj dhe zëvendësrektori i  “Montanuniversitat Leoben”, prof.dr. Peter Moser.

Në marrëveshjen e partneritet janë përcaktuar përgjegjësitë dhe obligimet për secilin universitet që ka të bëj me projektin: “Zhvillimi profesional i inxhinierëve të së nesërmes”. Gjithashtu janë sqaruar procedurat për aktivitetet, për buxhetin dhe aspekte të tjera që ndërlidhen me këtë partneritet.

Rektori i UIBM, prof.dr. Alush Musaj, vlerësoi se marrëveshja e partneritetit me   “Montanuniversitat Leoben” në Austri, do të ndihmojë UIBM  si përfitues i projektit të HERAS-it. “Jemi të kënaqur që do të mund të përfitojmë nga përvoja e mirë e “Montanuniversitat Leoben”, sa i përket fushës së bashkëpunimit ndërkombëtar dhe në këtë rast të një projekti konkret siç është ky i HERAS-it”.

Multidisciplinary International Conference on Geosciences- "GEOSCIENCES AND SUSTAINABLE DEVELOPMENT"
13-14 October 2022, Mitrovicë, Kosova

X