Unicam Universita Di Camerino 1

Marrëveshje për shkëmbimin e studentëve dhe mësimdhënësve me Universitetin e Kamerinos

Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) dhe Universiteti i Kamerinos (UNICAM) në Itali, kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për shkëmbimin e studentëve dhe stafit akademik në kuadër të programit Eramus+. Projekti për shkëmbimin e studentëve dhe stafit akademik ka të bëj me teknologjinë ushqimore dhe mjedisin.

Varësisht prej rrethanave pandemike nga Covid-19, studentët dhe stafi akademik që do të jenë pjesë e projektit, do të mund realizojnë shkëmbimin fizikisht apo online. Planifikohet që një student nga UIBM për 5 muaj të bëhet pjesë e Universitetit të Kamerions dhe anasjelltas.

Pjesë e shkëmbimeve për 14 ditë do të jenë nga një pjesëtar i stafit akademik nga të dy universitet. Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Kërkime Shkencore, prof.dr.Behxhet Shala, tha se UIBM është duke përftuar shumë nga program Erasmus+.