Rektorati

MASHTI emëron katër anëtarë të Këshillit Drejtues në UIBM

MASHTI emërohen katër anëtarë të Këshillit Drejtues në UIBM

 Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka marrë vendim për emërimin e 4 anëtarëve të Këshillit Drejtues të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM), të cilët do t’i zëvendësojnë katër ish-anëtarët e shkarkuar. Të emëruarit, të cilët do të mbajnë detyrën deri në tetor të këtij viti kur përfundon mandati i rregulltë, janë: Agron Dida, Salem Lepaja, Gazmend Kaçaniku dhe Ilir Mazreku.

Ditë më parë në Senatin e UIBM janë zgjedhur katër anëtarë të KD-së nga stafi akademik për mandatin e ri. Prej tetorit kur fillon mandati i ri, KD-ja do të përbëhet prej 7 anëtarëve sipas Statutit të ri të UIBM, ku 4 zgjedhën nga UIBM dhe 3 nga MASHTI.

Vendimi