Punetoria Rajonale

Mbahet punëtoria rajonale për të ardhmen e edukimit të lartë në shkencat bujqësore

Më 01-02.11.2021 në Universitetin Bujqësor të Tiranës (UBT) në kuadër të projektit DualAFS u mbajt punëtoria rreth së ardhmes së edukimit të lartë në shkencat bujqësore. Në punëtori morën pjesë përfaqësuesit e të gjithë partnerëve në projekt. Në këtë takim nga Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore – UIBM morën pjesë Prof.Asoc. Valdet Gjinovci, Ass.Dr. Bahtir Hyseni dhe Ass.MSc. Arbër Hyseni.

Kati Partanen nga Savonia University of Applied Sciences (SUAS) mbajti prezantimin rreth sfidave dhe të ardhmes së shkencave bujqësore. Në punëtori u prezantuan rezultatet e pakos punuese (PP2) rreth edukimit të lartë në shkencat bujqësore në Shqipëri dhe Kosovë. Prof. Hannu Viitala nga SUAS përmes lidhjes nga distanca diskutoi për rolin e të mësuarit elektronik (e-learning) dhe përdorimin e kurseve të shkurtra për mësim të vazhdueshëm.

Në fund u mbajt edhe një panel diskutimi rreth kësaj teme i udhëhequr nga Prof. Dr. Fatbardh Sallaku, rektori i UBT, në të cilin morën pjesë ekspertë të fushës dhe përfaqësuesi i bizneseve shqiptare. Diskutimi u vlerësua si i frytshëm dhe me këtë diskutim punëtoria i përmbylli punimet.

Multidisciplinary International Conference on Geosciences- "GEOSCIENCES AND SUSTAINABLE DEVELOPMENT"
13-14 October 2022, Mitrovicë, Kosova

X