Më 30 dhjetor do të hapet SEMS-i për regjistrimin e semestrit dimëror për studentët e UP-së në Mitrovicë

Njoftohen studentët e Universitetit të Prishtinës në Mitrovicë ( Fakultetit të FGJT-së dhe FSHA-së), se me datë 30.12.2015 nga ora  08.00 – 16.00 do të jetë i hapur SEMS për regjistrim të semestrit dimëror të vitit akademik 2015/16.

SEMS-i do të jetë i hapur për studentët e tri niveleve të studimeve, të cilët deri më tani nuk e kanë regjistruar semestrin dimëror.

Pas datës 30.12.2015 asnjë studentë nuk do të ketë mundësi ta regjistrojë vitin akademik 2015/16 e si rrjedhojë nuk do të ketë mundësi as të paraqitjes së provimeve gjatë vitit akademik 2015/16.

Duhet të keni parasysh që asnjë studentë nuk mund ta regjistrojë vitin vijues të studimeve duke e llogaritur provimin e afatit të nëntorit, pasi siç jenin në dijeni afati i nëntorit nuk ka qenë i lejuar për arritjen e kushtit për vitin vijues.