U prezantuan mundësitë e studimit në Francë

Zyrtarë të Ambasadës Franceze në Kosovë, kanë prezantuar të mërkurën para studentëve të Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB), mundësitë e studimeve në universitetet franceze. Për këto mundësi ka folur, Joseph Giustiniani, atashe për Bashkëpunim në Ambasadën e Francës dhe Zana Latifi, përgjegjëse e “Campus France” në Aleancën Franceze.

Në prezantimin e organizuar në amfiteatrin A1, mysafirët i shoqëroi, profesori Besart Hajrizi, i cili ju uroi mirëseardhje dhe i falënderoi për mundësinë që studentët e UMIB-it të informohen nga dora e parë për studimet në Francë. Ai theksoi se kjo është një mundësi e mirë për studentët që duan dhe kanë interesim të studiojnë në Francë.

Studentët u njoftuan për të gjitha detajet që kanë të bëjnë me studimet në Francë, duke nisur nga kuotat e vitit akademik, jetën studentore, mundësitë për bursa etj.

 
Konferenca Ndërkombëtare Për Gjeoshkencë