Dita Botërore E Ushqimit

Me aktivitete të ndryshme u shënua “Dita Botërore e Ushqimit”

Fakulteti i  Teknologjisë Ushqimore në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë, ka organizuar një sërë aktivitetesh për nder të “Ditës Botërore të Ushqimit”. Aktivitetet janë organizuar me qëllim të sensibilizimit të studentëve dhe qytetarëve për rëndësinë e ushqimit të shëndetshëm.

Fillimisht studentët e këtij fakulteti kanë organizuar një prezantim në hollin e objektit universitar për aspekte të ndryshme që lidhen me ushqimin. Ata kanë dhënë sqarime për përmbajtjen e ushqimeve që përdoren më së shpeshti nga studentët dhe për ushqimet që janë të shëndetshme.

Një aktivitet të tillë këta studentë e kanë organizuar edhe në sheshin e qytetit, duke dhënë informacione që lidhen me këtë temë për qytetarët e interesuar. Studentët u shprehën të lumtur për mundësinë që ju është dhënë për t’i prezantuar njohuritë e tyre në këtë lëmi.

Në kuadër të “Ditës Ndërkombëtare të Ushqimit”, në FTU është organizuar edhe një ligjëratë nga zyrtarë të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, ku kanë marrë pjesë studentë dhe profesorë të këtij fakulteti. Rektori, Alush Musaj, i cili përcolli nga afër këto aktivitete, ka përgëzuar studentët për angazhimin e tyre.

Dita Botërore E Ushqimit
Dita Botërore E Ushqimit
4 (1)
Dita Botërore E Ushqimit
Dita Boterore E Ushqimit
Dita Boterore E Ushqimit
Dita Botërore E Ushqimit4 (1)Dita Botërore E UshqimitDita Boterore E UshqimitVarious Activities Marked The "World Food Day"