Objekti 1

Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet Fakultetit të Edukimit dhe Ambasadës Amerikane

Fakulteti i Edukimit në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini” dhe Sektori për Marrëdhënie me Jashtë i Ambasadës Amerikane në Prishtinë, kanë arritur një Memorandum Bashkëpunimi për të krijuar hapësirë punuese për punën e asistentit të gjuhës angleze nga programi Fulbright, i njohur si ETA (English Teaching Assistant). Memorandumi vlen për periudhën kohore 1 tetor 2019 deri më 15 qershor 2020.

Në kuadër të këtij Memorandumi, parterët pajtohen që të punojnë së bashku për ta promovuar mësimdhënien e gjuhës angleze në komunitet, nëpërmjet aktiviteteve, prezantimeve në tema të ndryshme që lidhen me kulturën,  shoqërinë dhe historinë e SHBA-së. Në Memorandum, janë specifikuar përgjegjësitë e institucionit
dhe asistentit që vjen nga programi Fulbright.