Memorandum mirëkuptimi me Universitetin e Camerinos, Itali

Me datën 27.01.2020, Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini” ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi me Universitetin e Camerinos në Itali.

Ky memorandum bazohet në principin e reprocitetit dhe shprehjen e interesit të përbashkët të të dy universiteteve në këmbimin e hulumtuesve, studentëve të niveleve të ndryshme të studimit, informacionit akademik dhe materialeve me rëndësi  me qëllim të rritjes së kualitetit në procesin e hulumtimit dhe edukimit.

Disa prej qëllimeve të këtij memorandumi janë edhe organizimi i konferencave të përbashkëta, trajnimeve dhe vizitave studimore për studentë si dhe organizim të programeve të përbashkëta.