Takimi Me AKA Në.

Menaxhmenti i UMIB-it mbajti takim online me drejtuesit e AKA-së

Në kuadër të përgatitjeve për procesin e riakreditimit institucional të Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB), të hënën është zhvilluar një takim online ndërmjet menaxhmentit të UMIB-it dhe drejtorit të Agjencisë Kosovare për Akreditim (AKA), Naim Gashi. Në takim u shtrua nevoja për mobilizim të të gjitha hallkave universitare në mënyrë që procesi i riakreditimit të jetë i suksesshëm.

Rektori i UMIB-it, prof.dr.Alush Musaj, e falënderoi drejtorin e AKA-së, për qasjen konstruktive dhe bashkëpunimin e ofruar. Sipas tij, UMIB-i ka marrë të gjitha masat dhe ka bërë përgatitjet e duhura që takimet me ekspertët e akreditimit, që sivjet do të zhvillohen online për shkak të pandemisë, të shkojnë sa më mirë që të jetë e mundur.

Ndërsa, drejtori i AKA-së, Naim Gashi, i cili shoqërohej edhe nga zyrtari i lartë i kësaj agjencie, Arianit Krasniqi, shprehu gatishmërinë për t’i mbështetur universitetet në çdo hap sa i përket përgatitjeve për procesin e riakreditimit.