Misioni i Fakultetit Juridik të Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” është të sigurojë ngritje kualitative, arsimore – profesionale dhe shkencore në lëmin e së drejtës, me qëllim të përgatitjes së studentëve që në jetën juridike dhe sistemin e drejtësisë t’i sfidojnë problemet e shoqërisë moderne që paraqiten në vend, përmes një programi unik të studimit.

Vizioni i Fakultetit Juridik të Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” është që duke synuar avancimin e dijes juridike, të shndërrohet në një qendër gravituese për studentët dhe studiuesit e së drejtës, jo vetëm në regjionin e Mitrovicës por edhe të Kosovës dhe rajonit, për të përmbushur kërkesat e së tashmes dhe projektuar nevojat e së ardhmes, për nevojat shkencore-akademike, të ekonomisë së tregut dhe përparimit të përgjithshëm shoqëror.