HapesiraMeStudente

Modernizohet ambienti i brendshëm në UMIB

Përveç investimeve në objektet e kampusit universitar, në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB), janë duke u krijuar kushte jashtëzakonisht të mira edhe në ambientet e brendshme. E gjitha është duke krijuar një hapësirë shumë moderne dhe tepër të përshtatshme pune për studentët, stafin akademik dhe administratën.

Rektori i UMIB-it, prof.dr.Alush Musaj, tha se në hollin e objektit ku janë fakultetet, është rregulluar recepcioni, mandej janë vendosur vitrina ku do të ekspozohen materiale të fakulteteve si dhe kënde moderne për studentë. “Në përgjithësi edhe ambientet e brendshme kanë marrë një imazh shumë modern dhe gjithsesi se kanë krijuar kushte të mira për gjithë komunitetin universitar”, tha ai.

Në kuadër të  këtyre investimeve, është rregulluar dhe pajisur me mjete të nevojshme edhe biblioteka universitare. Përveç bankave dhe karrigeve, janë siguruar edhe kompjuterë për studentët që kanë nevojë për ushtrime.

Recepcioni