Kosovo LEadership

Mundësi bashkëpunimi ndërmjet UMIB dhe Kosovo Lidership Academy

Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB) dhe Kosovo Lidership Academy do të intensifikojnë bashkëpunim me interes reciprok. Ky ishte qëllimi i takimit të përbashkët q ëu zhvillua ditën  e hënë në ambientet e Universitetit.

Mysafirët nga Kosovo Lidership Academy të përfaqësuar nga Drejtoresha ekzekutive Nadine Hennesey dhe nga  Lavdim Musliu, Drejtor i administratës,  u pritën nga  prorektoret Merita Shala e Ajtene Avdullahu.

Temat e trajtuara në këtë takim të përbashkët përmblodhën krijimin e  mundësive të bashkëpunimit për zhvillimin e mësimit praktik të studenteve të Fakultetit të Edukimit në këtë Akademi, shkëmbimin e eksperiencave  në mësimdhënie për stafin e përbashkët, mundësitë e aplikimit me projekte të përbashkëta etj.