Foto

Musaj dhe Jagxhillar koordinohen për kampusin universitar

Kampusi i ri universitar në Mitrovicë është në përfundim e sipër dhe tashmë janë duke u bërë përgatitjet e fundit për përurimin e tij. Për këto dhe detaje që lidhin me këtë kampus, biseduan të mërkurën   rektori i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, Alush Musaj dhe ministri i Administratës Publike, Mahir Jagxhillar.

Rektori Musaj, tha se punët janë duke ecur mirë dhe pritet që në fund të majit të përurohet kampusi i ri universitar. “Përkushtimi i ministrit Jagxhillar duke pasur parasysh se projekti i kampusit universitar menaxhohet nga Ministria e Administratës Publike si dhe Qeverisë së Kosovës në përgjithësi, ka bërë që studentët, mësimdhënësit dhe punëtorët e administratës në Universitetin “Isa Boletini” së shpejti ta kenë në dispozicion një kampus modern”, tha Musaj.

Ndërsa, ministri Jagxhillar, u zotua për vazhdimin e mbështetjes për të gjitha detajet që lidhen me këtë kampus. “Është bërë një punë e madhe dhe ne do të vazhdojmë të përkujdesemi për kampusin universitar, duke pasur parasysh edhe projektet tjera që parashihet të realizohen në kuadër të tij, si konvikti, mensa etj”.

Në takim u bisedua edhe për kohën dhe dhe detajet e organizimit të ceremonisë për përurimin e kampusit etj.