IMG 20230315 114633

Në ambientet e Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” është mbajtur sesioni informues i programit “Fulbright Specialist”

Fulbright Specialist është një program i ambasadës Amerikane ku për qëllim kryesor e ka sjelljen e ekspertëve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në mënyrë që të ofrojë këshilla dhe sugjerime lidhur me nevojat e institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë.

Në takim ishin prezent prorektorë, dekanë, profesorë, asistentë, anëtarë të stafit administrativ dhe studentë ku u informuan nga përfaqësuesja e Fulbright Specialist Nora Nimani – Musa lidhur me procesin e aplikimit në programin Fulbright Specialist.