Programimi 1

Në Departamentin e Informatikës Inxhinierike u formua “Grupi i programimit”

Me qëllim të avancimit të njohurive në fushën e programimit në Departamentin e Informatikës Inxhinierike në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike është themeluar “Klubi i programimit”. Ky klub drejtohet nga shefi i Departamentit të Informatikë Inxhinierike, Ass.Berat Ujkani.

Ndryshe klubi synon të mbledh të gjithë studentët që kanë interes të shtuar për programim, të cilët përmes takimeve të rregullta në kampus punonojnë praktikisht të avancojnë dijet e tyre. Shefi i departamentit, tregon se ky aktivitet do të mbahet tri herë në javë.

Më saktë, të hënave prej orës 15:00-18:00, të martave prej orës 15:00-18:00 dhe të premtëve prej orës 10:00-15:00. “Në kuadër të sesioni dimëror për vitin akademik 2019/2020, aktivitetet do të mbahen brenda periudhës 11.11.2019-10.01.2020”, thotë ai.