Petrit Salihu

Në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Mitrovicës u organizua për herë të parë mbrojtja online e temave të diplomës

Pas organizimit të mësimit online në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”, për shkak të Covid-19, tani ka filluar edhe mbrojtja e temave të diplomës në këtë mënyrë. Kjo ështē mirëpritur nga studentët, të cilët janë shprehur të kënaqur me mundësinë e ofruar.

Në këtë kontekst, studentët: Petrit Salihu, Zejnepe Berisha dhe Faris Kasumi, kanë mbrojtur me sukses temat e diplomës së bachelorit në mënyrë online në Fakultetin Ekonomik. Në komisionin për mbrojtjen e temës ishin Profesorët: Qazim Tmava,Ajtene Avdullahi, Bashkim Bellaqa, Esat Durguti dhe Filloreta Kunoviku Demiri.