Fotot E RVV Se

Në Fakultetin Juridik Grupi Punues për hartimin e Raportit të Vetëvlerësimit për programin bachelor mbajti takimin e radhës

Qëllimi i takimit: Rishkrimi i Kapitullit të II-të dhe kompletimi i shtojcave sipas rekomandimit të Manualit për akreditim

Takimin e hapi Prof. asoc. dr. Islam Qerimi – prodekan për mësim i FJ-së, i cili tregoi metodologjinë e punës, me ç’rast të gjithë anëtarët e pranishëm u pajtuan që të lexohet, komentohet dhe draftohet kapitulli i dytë i RVV-së, i cili ka të bëjë me menaxhimin e cilësisë.

Takimin e ka përshkruar puna ekipore, ku pas komenteve nga anëtarët e pranishëm, është draftuar kapitulli i përmendur dhe ka marr miratimin unanim të tyre. Sikurse për çdo kapitull tjetër të RVV-së, edhe këtu janë specifikuar shtojcat të cilat nevojiten për të argumentuar çdo standard.

Ky grup vlerëson se gjatë kësaj jave të vazhdohet me intensitet të shtuar për ta dërguar draftin në KFJ për miratim më dt. 21.12.2020.

Konkluzionet e takimit

Në fund të takimit të pranishmit u dakorduan që:

  • Puna ekipore do të vazhdoj nesër në kompletimin e të gjitha shtojcave;
  • Të premten (18.12.2020) të hartohet në mënyrë të plotë RVV-ja.
  • Të hënën (21.12.2020) të përcjellet dokumenti i RVV-së në Zyrën për Cilësi të UMIB-it.