Gjermani

Në kuadër të projektit DualAFS  u mbajt takimi i tretë i anëtarëve të Këshillit Drejtues

Në kuadër të projektit DualAFS, në Universitetin e Nürtingen-Geislingen në qytetin e Nürtingen në Gjermani u mbajt takimi i tretë i anëtarëve të Këshillit Drejtues. Në takim ishin pjesëmarrës edhe partnerët nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara Savonia. Në takim ishin edhe përfaqësuesit nga Universiteti Bujqësor i Tiranës, Universiteti “Fan Noli” në Korçë, dhe Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”. Nga Universiteti “Isa Boletini” Mitrovicës në takim morrën pjesë Ass. Dr. Bahtir Hyseni në cilësin e menaxherit të projektit nga Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore, dhe Prof. Asoc. Dr. Valdet Gjinovci si Udhëheqës i Grupit punues për sigurimin; e kualitetit të projektit.

Gjatë këtij takimi u diskutuan të gjeturat e sondazhit të zhvilluar në Kosovë nga UIBM dhe UP, dhe në Shqipëri nga UBT dhe UFNK. Qëllim tjetër i takimit ishte shkëmbimi i njohurive dhe planifikimit të aktiviteteve për zhvillimin e planë programeve të orientuara nga praktika.

Prezantimin e punës në sondazhet e realizuara në Kosovë në kuadër të projektit suksesshëm u prezantuar nga përfaqësuesi i UIBM Bahtir Hyseni. Puna e në projekt u vlerësua lartë me informacionet e dala nga  sondazhi. Takimet e radhës nga projekti do te mbahen me 31,10,2021 ne Universitetin Bujqësor të Tiranës,   dhe me 20-21 Janar 2022 në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë.