Foto Nga Punetoria

Në kuadër të Projektit ResearchCult, në UIBM zhvillohet punëtoria për hartimin e Planit Strategjik Kërkimor 2021 – 2025

Në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë, në kuadër të projektit ResearchCult, ERASMUS+ me datë 07 dhe 08.06.2021 u mbajt punëtoria për hartimin e Planit Strategjik Kërkimor 2021-2025 i UIBM. Në punëtori, përmes përfaqësuesëve të tyre morën pjesë të gjitha njësitë akademike. Punëtoria u moderuar nga Prof. Besim Gollopeni, Dekan i Fakultetit të Edukimit dhe njëherit koordinator i projektit ResearchCult për UIBM dhe Prof. Behxhet Shala, Prorektor për Bashkpunim Ndërkombëtar dhe Hulumtime. Në ditën e dytë të punëtorisë, draft Plani Strategjik Kërkimor 2021 – 2025 i UIBM-së iu prezantua Prof. Fiorenza Deriu, Universiteti Sapienza i Romës, Itali, të cilët gjithashtu janë pjesë e projektit ResearchCult. Meqërast, Prof. Fiorenza dha komente dhe sugjerime rreth përmbajtjes dhe hartimit të Planit Strategjik Kërkimor. Deri në fund të muajit qershor pritet që të finalizohet Plani Strategjik Kërkimor i UIBM.