Mursel Rama

Ngushëllimi i rektorit Musaj, për vdekjen e profesorit, prof.asoc.dr. Mursel Rama

Të nderuar familjarë të profesorit të ndjerë, prof.asoc.dr. Mursel Rama

Të nderuar bashkëpunëtorë dhe kolegë të të ndjerit

Më lejoni që në emrin tim personal, në emër të Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB) dhe në emër të kolektivit të shpreh ngushëllimet më të sinqerta për vdekjen e profesorit, prof.asoc.dr. Mursel Rama. Është një humbje e madhe për familjen dhe farefisin dhe gjithashtu një humbje e madhe për Universitetin tonë, për kolegët dhe studentët.

Duke qenë profesor shumëvjeçar në Fakultetin e Gjeoshkencave, i ndjeri, ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për edukimin e gjeneratave të reja. Ai është dalluar si një bashkëpunëtor tepër korrekt, i dashur dhe punëtor.

E nderuara familje, na lejoni të ndajmë dhimbjen me ju në këto momente të rënda. Dhimbjen ta shndërrojmë në forcë për ta nderuar të ndjerin, i cili na ka nderuar me punën, qasjen dhe afërsinë e tij. Ngushëllime!

 

Rektori

Prof.dr.Alush Musaj