Mbrojtja nga Corona Virus
Mesimi Online

Nis mësimi online në UMIB

Në kuadër të përgatitjeve për  fillimin e mësimit online, në Univeristetin e Mitrovicës  “Isa Boletini”, me studentët e programit Fillor dhe Parashkollor, me datat 14 dhe  15 mars, janë zhvilluar ligjëratat e radhës në lëndën Bazat e hulumtimit në arsim.

Ligjëratat ishin interaktive dhe kjo formë mundësoi me komoditet realizimin e  të priturave nga ligjërata si për profesoreshën Merita Shala ashtu edhe për studentët e të dy grupeve. Ligjëratat e radhës, do të zhvillohen sipas orarit.

Shumë shpejt pritet që  zhvillimi i ligjëratave online të zhvillohet për të gjithë fakultetet  e Univeristetit të Mitrovicës  “Isa Boletini”.