Nisi në Durrës Konferenca Ndërkombëtare “Social Institution in Contemporary Society”

Me datë 15.11.2019 Konferenca Ndërkombëtare “Social Institution in Contemporary Society” ka filluar punimet e saj dhe do të zgjasë dy ditë. Në konferencë do të prezantohen 168 punime, me pjesëmarrje të 270 autorë dhe bashkautorë, në 15 sesione të rregullta dhe sesione të veqanta. Në konferencë po marrin pjesë Profesori Akademik Rexhep Qosja, në cilësinë e folësit kryesor të konferencës, Profesori Akademik Servet Pëllumbi, Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Qemajl Minxhozi dhe personalitete të shumta të jetës shoqërore, akademike dhe politike nga vendi, rajoni dhe më gjerë. Kjo konferencë vjetore është e 14-ta që organizohet nga AIS/ALBSA (Tiranë) dhe institucionet partnere dhe e 3-ta konferencë ku pjesë e saj është edhe Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini” (bashkë-organizator). Këtë herë konferenca po zhvillohet në Universitetin e Durrësit “Aleksander Moisiu”, Shqipëri. Në këtë konferencë, nga UMIB po marrin pjesë Prorektori Prof. Dr. Behxhet Shala dhe Dekani i Fakultetit të Edukimit Prof. Ass. Dr. Besim Gollopeni.  

International Conference "Social Institution In Contemporary Society" Kicks Off In Durres