Takimi Me Profin Nga Finlanda

Një profesor nga Finlanda ofron përvojën e tij për e-mësim në UIBM

Profesori, Hannu Viitala nga Universiteti Savonia në Finlandë do të mbajë një program trajnimi për e-mësimin në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM).  Gjatë qëndrimit në UIBM ai do të mbajë kurse për  Learning Management Systems (Moodle), Micro-courses: Online courses for lifelearning, E-learning tools and equipments dhe Game-based learning (Kahoot).

Profesor Viitala është pritur të mërkurën në takim nga rektori i UIBM, prof.dr.Alush Musaj, dekani i Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore, prof.dr.Milaim Sadiku dhe asistenti, Arbër Hyseni. Ata i uruan mirëseardhje dhe e falënderuan profesorin nga Finlanda për  pjesëmarrje në këtë kurs, ku do të ndaj përvojat më të mira sa i përket e-mësimit.