Kon Minerare

Njoftim – Konferencë online: “Ndikimi i Pandemisë Covid 19 në Sektorin Minerar në Kosovë”

Organizuar nga Qendra për Ndërmarrësi dhe Inovacion në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB), të martën (05 maj 2020) mbahet konferenca online me titull “”Ndikimi i Pandemisë Covid 19 në Sektorin Minerar në Kosovë”. Konferenca fillon në orën 16:00 dhe mund të ndiqet online në webin e UMIB-it: www.umib.net, në faqen e facebookut: Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini “ dhe në https://www.facebook.com/IECMitrovica/.

Panelistë do të jenë:

Kemajl Zeqiri, shef Departamentit të Xehetarisë, Fakulteti i Gjeoshkencave

Ramiz Krasniqi, drejtor i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale

Shyqeri Kelmendi, anëtar i Bordit të Përkohëshëm të “Trepҫa Sh.a.”

Gani Maliqi, kompani hulumtuese ndërkombëtare “Peshter Mining JSC”.