Njoftim për ndërrim të planprogramit të studimeve

Në mbledhjen e Këshillit të Fakultetit të Edukimit të zhvilluar me datë 02.12.2019, Këshilli i Fakultetit të Edukimit vendosi që të bëhet njoftimi për studentët e interesuar për ndërrim të Planprogramit të Studimeve nga Planprogrami i Vjetër në Planprogramin e Ri të Studimeve, pran Fakultetit të Edukimit.

Njoftohen të gjithë studentët e Fakultetit të Edukimit, të interesuar për ndërrim të Planprogramit të studimeve (nga Planprogrami i Vjetër në Planprogramin e Ri) se afati për paraqitjen me shkrim të kërkesës është deri me datë 13.12.2019. Kërkesat pas këtij afati janë të papranusheme.

Dokumentet e nevojshme:

  • Kërkesa me shkrim
  • ID e studentit (kopje)
  • Transkripti i notave