Njoftim për riorganizimin e aktivitetit në Fakultetin Juridik për shkak të përhapjes së Covid-19

Konform masave dhe udhëzimeve lidhur me riorganizimin e punës – aktivitetit nëpër njësi akademike për shkak të përhapjes së pandemisë së koronavirusit në Kosovë dhe gjendjes së shpallur të emergjencës nga institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës, ju njoftojmë se Fakulteti Juridik ka formuar Grupin Punues për ofrimin e shërbimeve, përmes komunikimit online.

PROCEDURA:
Kërkesa nga pala e interesuar dërgohet përmes emailit. Pas shqyrtimit të kërkesës, pala njoftohet kur mundet ta pranojë fizikisht shërbimin.

GRUPI PUNUES PËR SHQYRTIMIN E KËRKESAVE:

Dekani Prof.Asoc.Dr.Agron Beka
agron.beka@umib.net

Prodekani për mësim Prof.Ass.Dr.Islam Qerimi
islam.qerimi@umib.net

Prodekani Xhemajl Veliqi
xhemajl.veliqi@umib.net

Sekretari Avdyl Beqiri
avdyl.beqiri@umib.net

Zyrtari i Administratës –
Shpat Musliu
shpat.musliu@umib.net

Orari i punës – online:
(Çdo ditë pune)
8.00 – 16.00

Me respekt,
Prof.Asoc.Dr.Agron Beka
Dekan i Fakultetit Juridik