Mbrojtja nga Corona Virus
3

Njoftim sa i përket mësimit online

Siç dhe jeni në dijeni se mësimi online tanimë ka filluar në disa njësi akademike të Universitetit Publik të Mitrovicës “Isa Boletini”, kjo në mënyrë që studentët të mund të ndjekin ligjëratat/ushtrimet nga shtëpitë e tyre duke u mbrojtur dhe siguruar që të mos infektohen nga Virusi COVID – 19 që ka prekur dhe vendin tonë.

Mësimi do të zhvillohet përmes këtyre programeve:

  • Google Meet – program që do të shërbej për t’i ndjekur ligjëratat online përmes videos dhe
  • Google Classroom – Asistentët do t’i regjistrojnë studentët duke bërë të mundur shpërndarjen e materialeve mësimore, detyra si dhe do të vlerësojnë punimet e studentëve të tyre.

Hapat që duhet ndjekur se si duhet kyçur në këto programe:

  1. Aplikacionin MEET duhet të e shkarkoni në telefonin tuaj celular apo këtë mund të e bëni përmes pajisjeve tjera elektronike (laptop, PC).
  2. Për të gjithë studentët është hapur llogaria e tyre e re me e – mail address zyrtare nga ana e Universitetit të Mitrovicës (emrin dhe mbiemri i studentit), konkretisht [email protected]
  3. Fjalëkalimi: Umib.2020 (passwordin e juaj mund të e ndryshoni sa herë që ju dëshironi).
  4. Nëse kyçeni përmes telefonit duhet të e shkarkoni aplikacionin: Google Meet ose Google Classroom, të hyni në këto dy aplikacione përmes emailit zyrtarë që e keni pranuar nga ana e Universitetit të Mitrovicës, konkretisht [email protected] dhe pastaj të e vendosni kodin e dërguar nga ana e profesorit përkatës tek e ashtuquajtura Meeting Code, pasi të e vendosni kodin do të kyçeni në ligjëratën e profesorit përkatës.

Nëse kyçeni përmes kompjuterit: fillimisht e hapni emailin e pranuar nga ana e Universitetit të Mitrovicës [email protected] në gmail.com, pastaj kërkoni në Google, programin Google Meet ose Google Classroom.

Në këto programe e vendosni kodin e pranuar nga ana e profesorit tuaj dhe direkt kyçeni në ligjerata ose ushtrime.

Profesori hap klasën e tij dhe pastaj e dërgon kodin tek studentët.

  1. Orari i ligjëratave/ushtrimeve mbetet i njëjtë, gjegjësisht ashtu siç është i publikuar në web – faqen zyrtare të UMIB – it.