FIMK

Nxënësit e SHMT “Shaban Spahija” nga Peja vizituan FMIK-un

Një grup nxënësish nga Shkolla e Mesme Teknike “Shaban Spahija” nga Peja kanë vizituar Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike (FIMK) në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM). Ata kanë ndjekur disa ligjërata dhe kanë vizitar laboratorët e këtij fakulteti.

Gjatë gjithë kohës nxënësit janë shoqëruar nga mësimdhënësit dhe zyrtarët e FIMK-ut, të cilët i kanë njoftuar ata për kushtet e punës dhe programet e studimit. Gjithashtu nënësëve u janë shpërndarë edhe broshura informuese për UIBM -in.