Kusa

Organizata KUSA ofron mbështetje për UIBM

Organizata KUSA do të ofroj mbështetje për Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) për përgatitjen e projekteve që kanë të bëjnë me Programin Garues të Mbështetjes së Universiteteve nga Ambasada Amerikane në Kosovë. Lidhur me detajet që kanë të bëjnë me këtë program, të mërkurën u zhvillua një takim ndërmjet rektorit, prof.dr.Alush Musaj dhe drejtorit ekzekutiv të organizatës KUSA, Labinot Salihu si dhe asistentes së programit edukativ, Rina Bulliqi.

Drejtuesit e KUSA-së (organizatë jofitimprurëse e cila mbështetet nga Ambasada e Amerikës), theksuan se janë tri objektiva që synohet të arrihen në kuadër të programit për mbështetjen e universiteteve. Këto tri objektiva sipas tyre janë: Bashkëpunimi për rritjen e qasjes së studentëve në projekte, rritjen e aplikimit të studentëve dhe mbështetja për universitetet sa i përket programeve të ndërlidhura me tregun e punës.

Rektori Musaj, i cili në takim shoqërohej edhe nga prorektorët, prof.ass.dr.Merita Shala e prof.ass.dr.Ajtene Avdullahi, falënderoi mysafirët për mundësinë e ofruar për UIBM. “Jemi shumë mirënjohës për mbështetjen tuaj dhe do të mobilizohemi që të bëhemi pjesë e programit tuaj me projektet tona”, tha ai