Organizohet ceremoni për diplomimin e studentëve në Fakultetin e Edukimit

Me datë 18 korrik 2018, duke filluar nga ora 10 do të mbahet ceremonia e diplomimit për studentët e Fakultetit të Edukimit. Ceremonia do të mbahet ne kampusin e Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini”. Përveç të diplomuarve, në ceremoni janë të ftuar dhe zyrtarë të ndryshëm komunal dhe shtetëror.