Organizohet simpoziumi “Praktika pedagogjike në programet e përgatitjes së mësimdhënësve: Sfida dhe Perspektiva”
Në kuadër të projektit të Erasmus+, QATEK “Towards quality oriented initial teacher education in Kosovo”, me datën 15 mars nga ora 10.00, organizohet simpoziumi “Praktika pedagogjike në programet e përgatitjes së mësimdhënësve: Sfida dhe Perspektiva”.
Qëllimi i simpoziumit është që të diskutohet rreth zhvillimit të praktikës pedagogjike në fakultetet që përgatisin mësimdhënësit e rinj, sfidave në realizimin e kësaj komponente të rëndësishme dhe perspektivave përmirësuese.
Në takim janë të ftuar përfaqësues staf akademik të kyçur në zhvillimin e praktikës pedagogjike të katër Fakulteteve të Edukimit në Kosovë.