Konfer

Përmbyllet Konferenca Shkencore Ndërkombëtare: “Mbingarkesa kurrikulare – ndikimi në arritshmërinë dhe mirëqenien e nxënësve dhe mësimdhënësve”

Ka përmbyllur punimet Konferenca Shkencore Ndërkombëtare “Mbingarkesa kurrikulare – ndikimi në arritshmërinë dhe mirëqenien e nxënësve dhe mësimdhënësve” që është mbajtur për dy ditë në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM). Dita e dytë ka filluar me një përmbledhje dhe konkluzione nga punimet e ditës së parë.

Ndërsa, në vazhdim janë prezantuar kumtesat nga profesorët e Fakultetit të Edukimit në UIBM dhe fakulteteve tjera të edukimit që përgatisin mësimdhënësit e rinj si dhe hulumtues  nga Instituti Pedagogjik i Kosovës. Për dy ditë janë prezantuar gjithsej 21 kumtesa, 3 prej tyre nga vendet e rajonit.

Konferenca është organizuar nga Instituti Pedagogjik i Kosovës dhe UIBM, ndërsa në hapje kanë marrë pjesë edhe drejtori i IPK, Nexhat Çoçaj dhe rektori i UIBM, prof.dr. Alush Musaj. Drejtuesit e IPK -së kanë bërë të ditur se planifikohet që punimet e prezantuara gjatë konferencës të përmblidhen dhe botohen në një libër të veçantë.