Ekonomiku

Përfundoi me sukses trajnimi “Kontabilitet me softuer”

Ka përfunduar me sukses trajnimi në fushën e kontabilitetit që u mbajt për nje periudhë katër javore në Fakultetin Ekonomik të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë. Trajnimi është organizuar në baza vullnetare nga profesor, Shefket Jakupi dhe është përkrahur maksimalisht nga dekanati i Fakultetit Ekonomik.

Pas katër javësh trajnim me softuer, studentët mësuan se si të përdoret softueri për kontabilitet të avancuar. Në kuadër të këtij trajnimi janë zhvilluar këto module: Pjesa praktike me softuer të kontabilitetit. Tatimet për biznese të vogla dhe koorporata (përfshirë OJQ-të), Tatimi në të ardhura personale  – TAP, Kalkulimi i pagave mujore dhe vjetore si dhe deklarimi i tyre online përmes sistemit EDI,  Demonstrimi i programit të pagave që do  të jepet gratis për të gjithë pjesëmarrësit, Plotësimi i faturave hyrëse dhe dalëse në libra tregtar dhe deklarimi i tyre,  Bizneset e mëdha dhe Ortakëritë, plotësimi i deklaratës vjetore dhe trajtimi i ligjeve, Trajtimi i qirave, personave jorezident dhe personave joafarist, Plotësimi i deklaratave tremujore (IS,  IL  & IR ) dhe vjetore (PD  & DO), Tatimi në të ardhura të korporatave  – TAK, Korporatat e vogla,  plotësimi i librave tregtar dhe deklarimi i tyre online përmes EDI-it, Korporatat e mëdha,  plotësimi i deklaratës vjetore dhe trajtimi i ligjeve, Plotësimi i deklaratave mujore (ËR), tremujore (QS & QL ) dhe vjetore (CD), Krahasimi i fitimit kontabël dhe tatimor, Tatimi mbi vlerën e shtuar  – TVSH, Arritja e pragut të TVSH-së, Lirimet për aktivitet e caktuara, Kërkesa për rimbursimtë TVSH-së, Plotësim i faturave, i librit, të blerjes dhe të shitjes, Plotësimi i DUD-it,  TVSH me normën standarde prej18%,  TVSH me normën e reduktuar prej 8%, Deklarata e TVSH-së, plotësimi dhe raportimi online, Trajtime tjera rreth TVSH-së dhe ushtrime të ndryshme në libra.

Në fund të trajnimit, secili pjesëmarrës është pajisur me certifikatë që dëshmon ndjekjen e trajnimit. Ne cermoninë e ndarjes se certifikatave ishin te pranishëm,dekani  i Fakultetit Ekonomik, Besart Hajrizi si dhe profesori Shefket Jakupi. Dekani Hajrizi, përgëzoi dhe falënderoi profesorin Shefket Jakupi për punën e palodhshme, por edhe studentët  për angazhimin dhe pjesmarrjen në trajnim.

Gjithashtu, edhe profesori Shefket Jakupi falenderoj dekanin për mbështjen dhe mundësinë e dhënë. Në fund edhe studentët falenderuan, dekanin Besart Hajrizi dhe profesorin, Shefket Jakupi, për një mundësi të tillë dhe u shprehën shumë të kënaqur me trajnimin e mbajtur.