Picture

Përmirësimi i kapaciteteve të stafit akademik në kërkimin shkencor

Në datat 16-17 mars, projekti QATEK organizoi sesionin e tretë të programit për ngritjen e kapaciteteve në modulin kërkimor në përgatitjen e stafi akademik me temën “Testet statistikor dhe asociacionet statistikore duke përdorur SPSS”.

Objektivi kryesor i punëtorisë ishte përfshirja e pjesëmarrësve në angazhimin praktik me analizën e të dhënave përmes SPSS. Seminari mbuloi tema se si të llogariten statistikat përshkruese (dhe çfarë kuptimi kanë ato) si dhe teste statistikore bazë si T-test, ANOVA, test joparametrik, korrelacion dhe chi-square. Për më tepër, pjesëmarrësit mësuan se si të zgjidhnin një test të përshtatshëm statistikor dhe të merrnin udhëzime se si të interpretonin dhe shkruanin rezultatet. Në këtë punëtori morën pjesë personeli akadmeik nga Fakulteti i Edukimit.

Punëtoria u drejtua nga profesorët e Universitetit të Lubjanës, Prof. Dr. Janez Vogrinc dhe Ass. Miha Matjašič.

Multidisciplinary International Conference on Geosciences- "GEOSCIENCES AND SUSTAINABLE DEVELOPMENT"
13-14 October 2022, Mitrovicë, Kosova

X