
Pjesa e mbetur nga arkiva personale e akademikut, Minir Dushi, u dorëzua në Bibliotekën e UIBM
Libra, studime dhe materiale të ndryshme nga arkiva personale e akademikut, Minir Dushi, janë dorëzuar në Bibliotekën e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM). Ky fond librar dhe studimor është dorëzuar nga Baton Dushi, i biri i akademikut, kurse është pranuar nga drejtori për Informim dhe Komunikim me Publikun, Ahmet Jashari dhe udhëheqësi i Bibliotekës Universitare, Alban Fazliu.
Udhëheqësi i Bibliotekës, Alban Fazliu, tha se këto janë materiale jashtëzakonisht të vlefshme për bibliotekën, të cilat do të jenë në dispozicion të studentëve dhe stafit akademik. Sipas tij, i gjithë materiali do të sistemohet në këndin e bibliotekës “Minir Dushi”, ku gjenden edhe libra dhe dokumente të shumta që ishin dorëzuar nga para disa vitesh nga vetë akademiku.