Image 6483441

Pritja e studentëve të rinj në UIBM

Të nderuar/a
Universiteti  “Isa Boletini” në Mitrovicë dhe Parlamenti Studentor, ju njoftojnë që  pritja e studentëve të rinj me rastin e fillimit të vitit të ri akademik 2022-2023, do të bëhet të hënën më datë 03.10.2022.
Aktiviteti i mirëseardhjes për studentët e rinj  do të organizohet në amfiteatrin A1, ku  Rektori prof. dr. Alush Musaj, prorektorët, dekanët, personeli akademik, sekretari i përgjithshëm, personeli administrativ si dhe kryetarja Ariona Rushiti dhe  përfaqësues të Parlamentit Studentor do të mirëpresin në një organizim solemn studentët e rinj si dhe studentët e tjerë, për  t’ju  uruar fillimin e vitit të ri akademik 2022-2023.
Pas ceremonisë, studentët e rinj do të njoftohen në pikat orientuese të programeve të tyre studimore  nga studentët e tjerë me dokumente rreth planprogramit, doracakun për studentë, orarin si dhe informacione të tjera me interes për ta.
Menaxhmentet e njësive akademike dhe stafi akademik, mirëpresin studentët e rinj në turin e ambienteve akademike, salla mësimi, laboratorë, bibliotekë, zyrat për shërbimet  administrative, ambiente relaksuese etj.
Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë, ju uron mirëseardhje të gjithë studentëve të rinj dhe atyre ekzistues, duke ju dëshiruar një vit të mbarë dhe suksese në studime dhe jetën akademike!
Bashkangjitur gjeni agjendën e organizimit.