Filloreta

Prodekanja e Fakultetit Ekonomik – UIBM, Prof.Ass.Dr. Filloreta Kunoviku Demiri përfundoi studimet e dyta të doktoratës në “University Cote D’Azur” në Nicë të Francës

Prodekanja e Fakultetit Ekonomik – UIBM, Prof.Ass.Dr. Filloreta Kunoviku Demiri përfundoi studimet e dyta të doktoratës në “University Cote D’Azur” në Nicë të Francës, në Graduate School of Management.

Profesoresha e nderuar ka arritur të mbrojë me vlerësim të lartë punimin e doktoratës me titull “The Role of the Banking System in the Development of SMEs and Determinants Influencing Access to Bank Loans for SMEs in Kosovo and North Macedonia” para komisionit në përbërje të: Emeritus Prof.Dr. Bernard Olivero – Kryetar Komisioni, Prof.Dr. Nadine Tournois – Mentore dhe Prof.Dr.Dragica Odzaklieska – Anëtare e Komisionit, duke e marrë kështu titullin e dytë të doktoratës “Doctor of Business Administration”.