Prof.Gani Pllana

Prof.dr.Gani Pllana dhuroi 1710 libra për UMIB-in

Prof.dr.Gani Pllana, e ka dhuruar si donacion për Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB), bibliotekën e tij personale me gjithsej 1710 libra. Në mesin e tyre ka libra nga fusha e inxhinierisë mekanike, matematika etj.

Rreth 80 përqind e librave kanë si autor vetë donatorin, mirëpo ka edhe libra nga autorë të tjerë. Përveç në gjuhën shqipe, ka libra edhe në gjuhët tjera, si anglisht, bullgarisht etj.

Profesori Pllana, tha se këtë donacion e ka bërë me kënaqësi për UMIB-in, meqë është i lidhur me Mitrovicën. “Kam dashur që bibliotekën time ta vë në dispozicion të studentëve në Mitrovicë, duke pasur parasysh edhe fushat që studiojnë”, tha ai.

Ndërsa, dekani i Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore (FTU), prof.dr.Milaim Sadiku, e ka pritur në takim donatorin e këtyre librave, të cilin e ka falënderuar në emër të UMIB-it.