Foto Graz

Profesori Përparim Gruda përfundoi hulumtimin e post-doktoratës në Universitetin e Gracit

Profesori i Fakultetit Juridik Përparim Gruda ka përmbyllur fazën e hulumtimeve të post-doktoratës në Universitetin e Gracit, Fakultetin Juridik, Instituti i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, në Austri.
Përgjatë periudhës të hulumtimeve atje, Profesor Gruda ka punuar në projektin “The Constitutional Relevance of the ECHR in Domestic Law: The Kosovo Perspective”.