1. Zhvillimi i biznesit të vogël dhe të mesëm në Kosovë – raport hulumtues mbi baza vjetore

Mostra e bizneseve të vogla dhe të mesme përbëhet prej 500 ndërmarrjeve të vogla dhe mesme të përzgjedhura në mënyrë të rëndomtë. Raporti hulumtues përbëhet prej nëntë kapitujve kryesor: Profili i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, Performanca dhe aktivitetet kryesore të bizneseve, Financat, Taksat, Internacionalizimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, Resurset humane, Inovacionet dhe strategjia, Teknologjia informative, Mjedisi biznesor.

       2. Interaksioni universitet– industri në Kosovë – raport hulumtues mbi baza vjetore

Mostra e bizneseve të vogla dhe të mesme përbëhet prej 100 ndërmarrjeve të të gjitha madhësive, llojeve dhe sektorëve, të përzgjedhura në mënyrë të rëndomtë. Raporti hulumtues përbëhet prej katër kapitujve: Të dhënat personale të respondentit, Karakteristikat e ndërmarrjes, Mjedisi biznesore, Raporti universitet – industri. Gjithashtu, raporti hulumtues paraqet rezultatin e focus grupit te realizuar pergjate konferences BUI në fazën preliminiare të saj.