Iecm Raport

Publikohet raporti mbi gjendjen e bizneseve përgjatë dhe pas pandemisë COVID-19

Qendra e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë (IECM) në bashkëpunim me E&E Consulting LLC publikuan raportin me titull “Sfidat dhe perspektivat e biznesit kosovar përgjatë dhe pas pandemisë COVID-19”.

Për të kuptuar gjendjen aktuale të bizneseve, vlerësuar pasojat e pandemisë COVID‐19 dhe nxjerrjen e rekomandimeve për trajtimin e biznesit përgjatë dhe pas pandemisë, IECM në bashkëpunim me E&E Consulting LLC kanë realizuar anketën me 230 biznese kosovare. Rezultat i këtij hulumtimi është ky raport hulumtues i cili do të prezantohet edhe përmes një video konference me datën 25/06/2020 nga autorët e raportit në faqen tonë zyrtare.

Raporti Hulumtues