Takimii

Punëtori për zhvillimin e cilësisë për bashkëpunim ndërkombëtar dhe menaxhim të projekteve

Në kuadër të programit Erasmus+, projektit  “Zhvillimi i cilësisë për bashkëpunim ndërkombëtar dhe menaxhim të projekteve “QUADIC “, po mbahet punëtoria e radhës në  Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren. Gjatë punëtorisë do të ofrohen trajnime për stafin e zyrave për bashëkpunim ndërkombëtar në institucionet e arsimit të lartë në Kosovë si dhe do të lansohet platforma për  menaxhimin e projekteve ndërkombëtare dhe mobiliteteve të stafit dhe studentëve. Punëtoria do të mbahet nga 28 deri më 31 Mars 2021.

Në këtë punëtori po marrin pjesë të gjithë partneret vendor dhe ndërkombëtar, gjithsejtë 18 përfaqësues të institucioneve, disa nga ta në lidhje direkte online për shkak të COVID-19 . Partnerë të projektit QUADIC janë: University “Kadri Zeka” Gjilan, International Business College Mitrovica, University of Gjakova “Fehmi Agani”, University of Prizren “Ukshin Hoti”, University of Prishtina “Hasan Prishtina”, Universite de Nice Sophia Antipolis, Technical University of Sofia, University of Medicine Tiranë, University of Ljubljana, Heimerer College, University of Peja ‘Haxhi Zeka”, University of Durres “Aleksandër Xhuvani”, University “Isa Boletini” Mitrovicë, European University of Tirana, International University for Business and Technology, University of Korça “Fan S. Noli”, University of Gjirokastra “Eqrem Qabej”, Universita Per Stranieri Di Perugia.