Logoja

Rektori Musaj: Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës na kujton sakrificën për liri

Përvjetorët e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për çdo mars, na bëjnë të ndalemi për një çast dhe të reflektojmë se ku ishim dhe ku jemi sot. Rënia heroike e komandantit legjendar, Adem Jashari bashkë me familjarët e tij, para 22 vitesh na kujton sakrificën që u deshtë për lirinë tonë. Rrugëtimi drejt lirisë dhe ndërtimit të shtetit ishte plot me dhimbje, por gjithsesi edhe periudha më e lavdishme në historinë tonë. Përulemi dhe nderojmë me respekt Adem Jasharin dhe gjithë të rënët për liri. Lavdi!

05 mars 2020

Mitrovicë

Rektori

Prof.dr.Alush Musaj