Ademi

Rektori Musaj: Flakadani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës na e mban rrugën e ndriçuar

Përvjetorët e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për çdo mars, na bëjnë të ndalemi për një çast dhe të reflektojmë se ku ishim dhe ku jemi sot. Rënia heroike e komandantit legjendar, Adem Jashari bashkë me familjarët e tij, para 23 vitesh na kujton sakrificën që u deshtë për lirinë tonë.

Rrugëtimi drejt lirisë dhe ndërtimit të shtetit ishte plot me dhimbje, por gjithsesi edhe periudha më e lavdishme në historinë tonë. Flakadani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës na e mban rrugën e ndriçuar. Përulemi dhe nderojmë me respekt, Adem Jasharin dhe gjithë të rënët për liri. Lavdi!

 

Rektori

Prof.dr.Alush Musaj