Foto Nga Rektorati

Rektori Musaj, inspekton kampusin e ri universitar

Rektori i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, Alush Musaj, ka vizituar të enjten kampusin e ri universitar që është në përfundim e sipër. Rektori Musaj, i cili shoqërohej edhe nga prorektori, Ali Sadiku dhe sekretari i përgjithshëm, Xhelal  Smakiqi, janë njoftuar nga punëkryerësit me ecurinë e punëve dhe përgatitjet që janë duke u bërë për transferim në kampusin e ri.

Sipas punëkryesëve, objekti  i rektoratit tashmë ka përfunduar dhe pritet vetëm pranimi teknik nga ana e komisionit të Ministrisë së Administrimit Publik, në mënyrë që më pas të transferohet administrata. Në bazë të planeve, pritet që kjo të ndodh shumë shpejtë.

Në anën tjetër, rektori Musaj, ka kërkuar nga administrata që të bëhen të gjitha përgatitjet e nevojshme për transferim.  “Kampusi i universitar po e merr formën përfundimtare. Ai do të ofroj kushte jashtëzakonisht  të mira për studentë, mësimdhënës por edhe për administratë”.