Degjmi Publik

Rektori Musaj mori pjesë në dëgjimin publik për Projektligjin pёr Agjencinë e Kosovës për Akreditim

Rektori i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, prof.dr. Alush Musaj, ka marrë pjesë të mërkurën në dëgjimin publik për Projektligjin nr.08/L-110 pёr Agjencinë e Kosovës për Akreditim. Ky dëgjim publik u organizua nga Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport dhe HERAS Plus.

Panelistë në këtë aktivitet ishin: Ardian Gola, kryetar i Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, Arbërie Nagavci, ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Aqim Emurli  nga HERAS Plus. Dëgjimi publik u organizua për të ofruar mundësi          që përfaqësuesit e institucioneve publike dhe private të arsimit të lartë, përfaqësuesit nga bota akademike, ekspertët dhe grupet e interesit të ofrojnë vërejtjet dhe rekomandimet e tyre për Projektligjin nr.08/L-110 pёr Agjencinë e Kosovës për Akreditim.