Viber Image

Rektori Musaj, mori pjesë në manifestimin e 50-vjetorit të arsimit të lartë në Gjirokastër

Rektori i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, Alush Musaj, ka marrë pjesë në aktivitetet e organizuara nga Universiteti “Eqrem Qabej”, me rastin e 50 -vjetorit të themelimit të arsimit të lartë në Gjirokastër. Të pranishëm në këto aktivitete ishin edhe rektorë të universiteteve nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia.

Në manifestimin qendror që u mbajt të premten në Unversitetin “Eqrem Qabej”, u vlerësua lartë roli i arsimit të lartë në Gjirokastër. U potencua kontributi i gjeneratave të tëra për dijen dhe shkencën.
Rektori Musaj, në fjalën e tij përshëndetëse, i ka uruar drejtuesit e Universitetit “Eqrem Qabej” për 50 vjetorin e arsimit të lartë. Ai gjithashtu i ka falënderuar ata për bashkëpunimin me Universitetin “Isa Boletini”.
2

Multidisciplinary International Conference on Geosciences- "GEOSCIENCES AND SUSTAINABLE DEVELOPMENT"
13-14 October 2022, Mitrovicë, Kosova

X